Saturday, June 7, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Ahmeti-Zëra shprese

Valbona Ahmeti-Zëra shprese

Zëra shprese
Këtë liri me shekuj kemi ëndërruar
Jetë e porsa lindur zgjohet hidhur
Ëndrrat mbetën përralla harbuar qiejve
Vrullin rinor vrasin dëshirat cunguar


Avazi i mërgimit është shortuar
N’shpirt gërryen gërmadhë shtegtimi
N’këtë liri të posalindur
Dëshirës së moçme iu vu pikëllimi


Pranverat ngulfatur me premtime
Lulet nxjerrin sythin diku tretur
Dryni hapur shtegut t’ udhëtimit
Zëra shprese kalërojnë mbytur

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT