Supermodelja Adriana Lima ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me të dashurin Andre Lemmers, teksa është bërë nënë për herë të tretë.
Ikona 41-vjeçare e “Victoria Secret” solli në jetë një djalë me të dashurin e saj CEO në Santa Monica të Kalifornisë.
Lajmi është bërë i ditur sot në mëngjes nga e përditshmja “People”. Çifti ka zgjedhur ta quajë vogëlushin me emrin Cyan Lima Lemmers.
Një burim i afërt me çiftin tha për revistën “People” se për emrin e të voglit të tyre janë frymëzuar nga ngjyrat e bukura të ujit në të gjithë globin lidhur me destinacione si Maldivet, Bahamas dhe Bora Bora.
Ndërkohë supermodelja ka edhe dy vajza, Valentina, 12, dhe Sienna, 9 vjeç, me ish-bashkëshortin, basketbollistin serb Marko Jaric.
