Sunday, September 14, 2025
BallinaVitrina e libritLIRI DHE GJYSHI-Sylejman Salihu

LIRI DHE GJYSHI-Sylejman Salihu

LIRI DHE GJYSHI

Liri me gjyshin një ditë vjeshte,
Me aromë pjeshke,
Morën rrugën për në piknik,
Duke ecur tik tik tik,
Në një grykë mali,
Sa bën një vrap kali.

Zunë vend pranë një lumi të kulluar,
Që ecte gurgulluar,
Për të lozur nëpër bari e dushk,
Kush e zë tjetrin më ngusht,
Dhe t’ia lë kile,
Pa bërë hile.

E nisën lojën me vrap,
Herë n’lëndinë, herë trap mbi trap,
Për Lirin, thoshte gjyshi,
Po vrapon si këlyshi,
E unë jam tashmë plak,
Mezi po e hedhë një hap.

Kështu Liri nuk zihej kurrsesi,
Dhe qeshte me gjyshin hi hi hi,
Eja gjysh,i thoshte, eja,
Po shkoj tash kah Peja,
Dhe kthehej me vrap n’lëndinë,
Po shkoj,thoshte,tash në Prishtinë,
Drejtimin ia ndryshonte pastaj,
Jam nisur gjysh për Ferizaj.

Dikur gjyshin e lëshoi fuqia,
Ah,thoshte,fajet i kanë këmbët e mia,
Por shpëtoi në rastësi,
Filluan të binin ca riga shi.

Ikim tha Lir për në shtëpi,
(S’kishte më këmbë për lojë në pleqëri),
A s’e sheh, se po bie shi?

Liri ia plasi gazit hi hi hi,
Tha gjyshi im është gjeni,
E gjen arsyen,
Pa një pa dy,
Sepse s’i eci loja me mua,
Në pleqëri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT