Friday, April 19, 2024
BallinaVitrina e libritZyba Hysa-UNË DHE UNE – JA IME

Zyba Hysa-UNË DHE UNE – JA IME

T’kërkoj ndjesë vetveja ime,
Ndodh të dal prej teje pa dashje,
Për të bërë qejfin n’gëzime,
N’gostira miqsh, a n’ditë dasme!


Ti e di, sa vështirë e kam,
Të rikthehem sërisht tek ti,
Vetëm ti e di, kur larg jam,
Gjithcka humbet, cila jam s’di!


Larg teje e dashur vetja ime,
Ndjehem vetëm dhe mes njerëzve,
Ti më vesh me ngjyra zengjine,
Qarkuar si ylbere prej rrezeve!
S’di… të krijova ty, a ti mua,
Di që jashte teje, trishtohem!
Është pak të them: “Të dua”!
Pa ty… as qaj… as gëzohem…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT