Monday, September 25, 2023
BallinaVitrina e libritEdna Kapurani-Porsi një këmishë të vjetër!!!!

Edna Kapurani-Porsi një këmishë të vjetër!!!!

Porsi një këmishë të vjetër!!!!

I dogja sot fotografitë…
Me to u dogje edhe ti…
Në oxhakun që lëshonte tym..
Një ëndërr,u tret nëpër hi.


Se fsheh dot që u mërzita…
Shpirti si qelqi mu thërmua..
S’ ke ide se sa të prita…
Sa gjithë bota u errësua.


Por ti erdhe veç në ëndrra..
Doje gjumin të ma prishje…
Të më shihje të trishtuar…
Sytë me lotë të mi vishje.


Edhe vetë të jesh I lumtur…
Atje tej,me dikë tjetër..
Kurse mua të më çjerrësh..
Porsi njē këmishë tĕ vjetër!!!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT