VETGJYKIM.
Ndoshta, ndoshta, ndoshta,
sa herë lëndohemi nga të tjerët ,
E përsërisim në ato ditë të mbrapshta,
kur zemra në mijra copa na thyhet.
Sikur , sikur , sikur , sa dilema,
Të bëja këtë apo atē veprim,
Sa herë unë fajshëm u hamenda,
Vetëakuzoja veten pa faj sa gabim.
Bota një sfidë për mua për ty,
Nuk ështè fushë me lule jo more jo,
E vetmja gjë mos u dorëzo ti,
Përballoje pra mos të mposht ajo.
Përse , përse , përse , uf lodhim veten,
Ç’farë bëra unë ta meritoja këtë,
Mos harro je në raport me jetën,
Duro nē heshtje mos lësho zë.
Eh jeta rrugë me shtigje
Herë të arta, herê rreziqe
Njëherë falet ndaj jetoje,
Mos mendo,ti zemrën ndiqe.
Se ikën shpejt sikur të mos ishte.