Wednesday, November 30, 2022
BallinaVitrina e libritEmrije Krosi-Të jesh femër ..

Emrije Krosi-Të jesh femër ..

Të jesh femër ..

Të jesh femër,
kur pikojnë dritë mëngjeset e grijtë,
të fundjanarit,
pasi nga ngrohtësia e shtresës,
pak spermë nga një burrë i huaj,
xhami plasaritet nga avulli.


Të jesh femër,
në treg çmimet i përqesh,
dhe lëkura e spinaqit,
shartoheh me domate,
tejpërtej në ngushticën tënde rrokullisesh,
një tryezë me kafe të zezë,
e gjithmonë dy vezë surbull,
në pritje të përhershme të x-it


Të jesh femër,
ti pikon hija në pluhurat e vetvetes,
dhe me gisht të etiketojnë kurvë,
veçse mbi taka tund vithet femërisht

.
Të jesh femër,
nuk guxon të bërtasësh,
në tubimet politike,
të burrave,
se qiellza e fjalës,
ngurtësohet në dhembje,
kur të etiketojnë,
të çmendur.


Të jesh femër,
pret me mall kthimin,
e udhëtarit nga rruga,
duke mbajtur në kurriz,
mitrën tënde të lagur,
nga menopauza.


Të jesh femër,
në portën e fqinjit,
një pjatë gjellë lë,
për macet e lagjes,
dhe yjet zgjedhon,
nga shqetësimet e
fëmijëve në udhë.


Të jesh femër,
inatin gris,
si fetus i kalbur,
në përditësinë,
ku koha shqyen,
vetëm mëmësinë.
Të jesh femër…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT