Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritMentor Serjani-ARTISTËT E KROJEVE

Mentor Serjani-ARTISTËT E KROJEVE

ARTISTËT E KROJEVE

I zbukuruan krojet gurgdhëndësit,
Me govata të skalisura në formë gjiri,
Sipas traditës që kanë pasur vëndësit,
Bekuar në vite,nga ati dhe i biri.

Nga gjiri i tokës buron uji i ftohtë,
Nga gjiri i vajzave qumësht i bardhë,
Ujë të ftohtë e qumësht të ngrohtë,
Ne gjoks u lodron një moll’e një dardhë.

Këto vajza,nuse e nëna tonat,
Gjyshe për ne e fëmijët tanë,
Shënjtore të përjetshme,si ikonat,
Në altarin e Qiejve,prehjen e kanë.

Një vajzë në krua shtambën mbush,
Ujët në shtambë,bie si ylber,
Sytë e vajzës si dy kokrra rrushi,
Në vetullën e bardhë të portës me qemer.

Nga gjiri i vajzës dhe i kroit,
Rrjedh ujë e qumësht,pa shterim,
Uji dhe qumështi,si mjalti i zgjoit,
Të deh me aromë,të ngop me dëfrim.

Uruar qofshi,o zanatçinj muratorë,
Që pikturoni me çekiç e daltë,
S’u harrojnë nënat në shekujt njerëzorë,
Se ujët ua bëtë,dashuri dhe mjaltë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT