Tuesday, May 21, 2024
BallinaVitrina e libritFazli Ferati-Ç'MË HABISNI

Fazli Ferati-Ç’MË HABISNI

Ç’MË HABISNI

S’qenkanë gjërat gjithnjë
ashtu siç mendohen
me kalimin e kohës
ato veç po kuptohen


Mezi pret t’i takosh
e mos ta ndërrosh asnjë fjalë
më mirë kishte më qenë
sikur fare të mos ishi parë


Mos ndryshoni
o njerëz të mirë
se respekti me respekt
gjithmonë ka qenë i lirë


Çdo njëri tregon
vetveten e vet
sesa është e vlen
e sesa ka sinqeritet

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT