Wednesday, April 17, 2024
BallinaVitrina e libritRagip Ramaj-KËTO UDHË

Ragip Ramaj-KËTO UDHË

KËTO UDHË

këto udhë
harlisur hapash
herë shkojnë lugjeve t´mjegullës
herë dhiareve t´ëndrrave


krejt mbulue me shtresa malli
mbi ofshamën e Adamit


fluturat e kujtimeve me krahë flake
fluturojnë drithërimave të zjarrit
livadhit të fëmijërisë


buzë hendekut t´shpirtit
herë bie n´gjunj herë çohet
rrokulliset këmbëeduar këtyre udhëve
shtruar me krrokama korbash


trup i thatë vishkull mes valëve
hedh diku në breg
pushojnë sorrat n´vetminë e tij


copë-copë shpërnda rrokjet
buzëve të thara të shiut
këtyre udhëve memece
si nata e varrit


këtyre udhëve
zhurmon vetmia memece
ëndrrave të mërgimtarit

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT