Saturday, April 20, 2024
BallinaVitrina e libritNorë Canolli Latifi-Kafeja e meditimit

Norë Canolli Latifi-Kafeja e meditimit

Kafeja e meditimit

Seç u ula në një kënd.
Të pushoj nga çdo mendim.
Tek shijoj kafenë e ngrohtë.
Të notoj në inspirim…

Seç u ktheva n’kohë dikur…
N’vargje e n’strofa u thellova.
Jeta qenka si një pëlhurë!
Me krejt ngjyrat e pikturova.

Seç m’u dëftuan ëndërrat e vjetra.
Të cilat po jetoj sot!
Ato mendimet e hekurta.
Qe s’mund t’i lekundin dot!

Seç kuptova gjerë e gjatë…
Sa mall kam për çdo rrugëtim!
Se çdo moment është i artë.
Qoftë gëzim a hidhërim!

Seç m’u kthye sërish jeta.
Nga kafeja e meditimit.
Vetën unë sërish e gjeta.
Në pak minuta të harrimit.

Seç pushova këndshëm sot.
Nga e tashmja e servuar.
U fundosa atje në sfond.
Rima e vargje duke krijuar!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT