Wednesday, November 30, 2022
BallinaSportChampions League: Milan pret Chelsean në ‘San Siro’, PSG synon fitoren ndaj...

Champions League: Milan pret Chelsean në ‘San Siro’, PSG synon fitoren ndaj Benfica

Sonte vazhdon kompeticioni më prestigjioz evropian në futbollin për klube, Champions League.

Champions League vazhdon me tetë ndeshje tejet interesante, me Milan – Chelsea që merr vëmendjen e madhe, shkruan lajmi.net.

Skuadra e Milan luan sonte si nikoqire e Chelsea, një javë pasi u mposht në ‘Stamford Bridge’.

‘Rossoneri’ dhe ‘Blutë’ luajnë këtë përballje gati sikur për të vendosur pozitën e parë të grupit të tyre.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes PSG dhe Benfica, e cila javën e kaluar u mbyll baras.

Këtë radhë, parisienët me mungesa, por në shtëpinë e tyre, kërkojnë të marrin tri pikët.

Ndeshjet tjera që luhen sonte janë Dinamo Zagreb – Salzburg, Celtic – Leipzig, Shakhtar Donetsk – Real Madrid, Copenhagen – Man City, Borussia Dortmund – Sevilla dhe Maccabi Haifa – Juventus

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT