Wednesday, July 9, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-POETËVE

Valbona Kolaveri-POETËVE

POETËVE

Në gjylpēra sysh
ku thyhen shpirtra


E pasqyrohen kënde
reflekse të vetes
paksa të çmendur


Unë
bashkë me ju


Isha aty
në të gjitha prerjet
E jashtme


kënd i bashkangjitur
së tērēs


Shuma juaj
në pagëzime poezish
nē lindjet e idhëta
të zemrës


Që marr turr
harlisur

në endjet ecejake
të vetes


Murmuris në varg
më dëgjoni poetë
jam këtu


Në perëndimet
pa çmim
ku vargun kredh në shpirt


Zverdhur mendimesh
me psetë e qiejve
Ku i shkundi gjethet


Tetori
poezi vjeshte


Shpirtin ta ruaj
për trofeun e ardhshëm


DASHURI
Të marr e të jap
ndër Ju

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT