Wednesday, November 30, 2022
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poetin Sahit Shala

Çaste poetike me poetin Sahit Shala

PËR NJË ÇAST

U lindëm duke qarë
U rritëm të gëzuar,
të hidhëruar e të “vrarë”!
Për një çast vemi baste,
e i biem pishman
Për një çast gëzojmë shumë
E bëjmë hatanë!


Për një çast qeshemi, shqyhemi.
Për një çast qajmë, dënesim e ngrihemi.
Për një çast, vetëm për një,
Bëhemi te trishtë, të hidhur injorantë
Shajmë e pështyjmë si arrogantë!


Në çastin tjetër flasim e murmurisim
E pastaj prapë lavdërojmë, e bezdisim
Për një çast, vetëm për një çast, jemi njeri


E mandej prapë për një çast mund të bëjmë çudi
Për një çast jemi çdo gjë, shumëçka jemi,
Në çastin tjetër hiçgjë,
as frymë nuk kemi!

DALE, MOJ….

Dale, moj, të të shoh.
Agimeve të arta, kur ngryset dielli.
Pale, fiksohem të të mos njoh,
Se viti thinjat, sakaq m‟i mbolli

.
-Dale, moj xhane, kur të vijë pranvera
E , flladi i hedhlulet në stralle
po prap po druhem se nuk të njoh
Ti tash je rritë, je bërë e madhe!


Vitet qe shkuan, lozën pa mëshirë,
Më falën ëndrra e shumë kujtime.
Sa shumë frikësohem se s’janë për të mirë.
Sa më trazojnë në mendjen time!


-Dale, më eja, me vrull drenushe,
Se mos pa ty, do kem shpëtim?!
Për këtë fllad muzgu me lule fushe.
Do të të hidhem në përqafim!


-Nëse s’mbaj mend, ma bëj me dorë,
Të njoh pa u matur, as dhe njëherë.
Merri këto lule e bëji kurorë,
Se nuk do thahen dimër as verë!

FLAS ME FISHTËN

As ma thua, o At Gjergj Fishta
Pse çalon kombi shqiptar
Jemi ba me fol me gishta
Kurrë s’e pamë një ditë të marë


Na banë hallet n’ varr me t’ folë
Ca zuzarë të nanë Shqipnisë
Na kanë ba për me u përfolë
Me u vajtue “n’Lahutë t’Malcisë


Se do t’ vjen apet kjo ditë
Kurrë s’kam dashtë me e besue
Tuj njollos shqiponjën n’shtizë
Kombin marë tuj e shëmtue


Ner e besë na u banë kolltuqet
Njani- tjetrin desh po e hamë
Niqind vjet nuk m’suam nga huqet
Për lakmi trojet i lamë


Dikur kishte fjalë e besë
Kur Ti flisje bashkë me zana
Tash kem mbetë pa asnji shpresë
Me na qajt njerka dhe nana


Mjerë për breza te ditëve t’ sotit
Që po rriten në kit ven’
Na mbulon vet turpi i motit
Me i nigjue burrat n’kuven’


Flasin, shqyhen e bërtasin
Tuj u sha vllau me vlla
E për tjerë mendjes s’i thrrasin
Janë mbush udh’t me fukara


E në dhashtë Zot’ i Madhnueshëm
Bijtë ma t’ mirë bashkë me na ba
Për kit tokë qi e kem t’bekueme
mos me lanë n’djerrinë me u tha!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT