MË THAN
Më than që ke lindur buz një lumi
Në një kasolle prej druri, me qiri,
Dhe se kur u rrite, te mori ai çuni
Që sot jeton i lumtur, tok me ty!
Më than, se ti i bije dhe violinës!
Kur zogjt cicërinin nëpër shelgje,
Ç’tinguj të ëmbla i jepte luginës
Më than, si dielli bimëve- rreze!
Më than që je rritur buz burimit
Me erën e barit e aromën e lulës,
Bukën e magjës e mishin e qingjit
Pranë Drinit, në krahun e Pukës
.
Vërtet paske qenë yllë nën kurorë
E dasmës tënde, plot atmosferë!
Violinën më than mbajshe në dorë
Dhe shkronjën e ditës që ke lerë!
Më than, të përcollën me rapsod!
Folklori ishte ndezur, si benzinë,
Saqë shuajtur se kishte lumi dot
Barakën që ti ndizje… me violinë!