Monday, February 3, 2025
BallinaVitrina e libritTaena Mata-Dëbora e parë

Taena Mata-Dëbora e parë

Dëbora e parë

Sot pashë perla të binin nga lart,
Pa zhurmë, rrumbullake, të bardha,
Ndjeva zëra të gëzuar kalamajsh,
Ndërsa qëndroja strukur tek dritarja.


Një ndjesi e çudiçme më përfshiu,
Njëlloj si atëhere kur isha e vogël,
Zemra nisi të rrihte si e çmendur,
Me të bardha veshur fushë e kodër.


Çatitë e shtëpive zbardhëllonin,
Stolisur nga bora e parë pisha e bredha,
Edhe degët më të varfëra, të thara,
Mrekulli, tek i shihje ngarkuar në perla.


Mendoj, që kurrë s’kam për të kuptuar,
Këtë lloj ndjesie të bukur në shpirt,
Që veç bora e parë me bujari të fal,
Të gëzon e të bën të luash si fëmijt’.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT