ASFIKSIM
Asfiksohet dielli
kur shkrumbojnë zi
të zymtat re
Qiejt tu përkasin
në marramëndjet
e përvetësimeve
Se tapitë i kanë me vulë
në emblema pengjesh
Varen shi litarë
mllefesh
grykëse
Emblemat
shungullojnë tërbim
ulërasin
Rrufe
godasin pa mëshirë
bubullimë
Emblematikët djaj
çnuk bëjnë me egërsinë
çjerrëse
Shpërbëjnë çdo pikë
esencë të trëndafiltë