Thursday, April 25, 2024
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-...." Përshëndetje Jetë... Mirëmëngjes Dashuri...!!"

Pirro Minella Millona-….” Përshëndetje Jetë… Mirëmëngjes Dashuri…!!”

Dimër kudo bora ka mbuluar edhe pemët e zhveshura në oborret e shtëpive për rreth.

Aty në dhomën me oxhakun ndezur flakë mbulonte trupin e saj lakuriq me puthje përvëluese.

Nga ato puthje të nxehta edhe akulli nuk reziston, por shkrihet dhe pikon kudo…

Jo, nuk ishte zjarri në oxhak që ngrohte dhomën aq më pak gjuhët e flakës që iknin përpjetë në ullukun e oxhakut, por ishte zëri i saj, zë i ngrohtë:

“Puthëm i dashur edhe pak…”

Ishte vetëm zjarri i saj, që dimrin e acartë vret pa mëshirë.

Natë dimri për rreth, jashte acari ngrin çdo gjë, era ulërin me tërsëllëmë, por pranvera e bukur në dhomë, janë hiret e saj, që sjellin aromë pranvere.

Moti dërgonte borë dhe vishte pemët e mardhura përjashta, në dhomën me pranverën shtruar këmbëkryq me puthje të zjarrta vishte hiret e saj.

Dhe ashtu nata duke rënkuar u zvarrit ngadalë dhe ja la vëndin mëngjezit të vonuar.

U çua në brryl dhe vështroi tërë afsh ashtu të shtrirë me krahë hapur.

Ju plotësua dëshira që të zgjohej me Atë në shtratin e ngrohtë.

Ajo ishte në krahun e tij si gjethe e rënë nga pema.

U përkul dhe me pëshpërimë i tha në vesh:

“Mirëmëngjes Dashuri”.

Dhe ashtu nëpër gjumë i dha puthjen e parë këtë mëngjes e puthi dhe në qafën e saj ku ndjeu parfumin e lekurës aq të lëmuar.

E kthehu me kujdes kok[n e bukur dhe i puthi buzët, ato buzë i njomi ngadalë.

Gishtat me kujdes si kreher i kaloi në flokët e bute gështenjë.

Ashtu në gjume lotët i rrëshkitën me buzët e tij e ndaloi atë burim të pastër.

…..Mëngjesi kudo përshëndeti edhe për ata të dy kishte trokëllitur me afsh në shpirtërat e tyre të bukur…..

“Përshëndetje Jetë, Mirëmëgjes Dashuri….!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT