DHURATA.
Merre dhuratën e shpirtit tënd dhe eja
Diçka të bukur për ty kam përgatitur,
Në kopshtin tonë, Marsin e veshi reja
Zemrat tona ndoshta pak u kanë krisur.
Merre mike dhimbjen tënde dhe eja,
Për kënaqësinë që kam në këtë krishtlindje
Sa e trisht pa ty, na kaloi kjo vjeshta
Të shoh pamjen tënde zverdhem në pritje.
Për të arritur, merre butësisht keqardhjen
Në sytë e mi, dora jote të kalojë frikën time
Paqen të festojmë, mos ta përmëndim ngjarjen
Për të lehtësuar sado pak këtë krishtlindje.
Merre mike dhuratën tënde, nëse do eja
Ne i dimë ndjenjat e fshehta të kristalta
Zbrazdësin e marsit ta veshë e blerta
Të shtrëngojmë duart, kjo të jet dhurata.