Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritPrena Prendi-Na ka mbet me pa filxhan

Prena Prendi-Na ka mbet me pa filxhan

Na ka mbet me pa filxhan

I rashë botës kryq e tërthorë
Tu mendue për pasuri
Kthye t’mirës në vendin tonë
Gjithë mundin e kyçëm n’dry.


Rrugët morëm pa adresë
Prapë nga zero me fillue
Krejtsisht ndryshe një jetesë
Vitet tona pa i shikue.


Jemi mirë e s‘e vlerësojmë
Syrin larg ,hedhim gjithmonë
Edhe t’bukurën s’e shijojmë
Ecim shpesh pa timon.


Si nuk paskan planet fund?
Përse hapin pak se ndalim ?
Përse mendjen ,kurrë s’qetësuem?
S’po ja gjejmë vehtes dermanin.


Puno i ri ,puno në pleqni
Thue se kemi tjetër jetë
Fillin lëmshit ,s’po e di
Mbetem djerrun në kurbet.


Një filxhan m’ka mbet pa pa
Ka mbetë shpresa veç në fall
S’po dimë mundin me e nda
Falna o Zot,na e ba hallall.


Jeta është gjithmonë pranverë
Kush punon por dhe shijon
Siç e hedhim kripën në gjellë
Edhe lodhja me racion

.
As e keqja ,as e mira
Nuk kanë fund ,mos i kërkojmë
Më e çmuar se pasuria
Është shëndeti e të gëzojmë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT