Tuesday, May 14, 2024
BallinaSportPajtim Xhelo-Sonet meraku

Pajtim Xhelo-Sonet meraku

Sonet meraku

Me merakun tim shoqërova stuhinë,
Si e çmendur po endet nëpër qytet,
Kësaj nate më qas shpirti varfërinë,
Dhe helmi në zemër, ngre dallgët si det.


Pse më erdhe merak ashtu, çalëçalë,
Më ler sonte të ndjej edhe veten time,
Prisja një hije të vinte dalngadalë,
Dhe të më zbriste në të qeta agime.


Eh, meraku im, fëmijët janë larg,
Malli dhe dhëmbja nuk shkojnë dot atje,
Nisa mendimet, të shkuara në varg.


As miqtë që dua, nuk janë këtu,
Pse ndarja qan si kjo stuhi këtë natë?
Shtriga vetmi këndon si qyqja : ” Kuku ! “

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT