Saturday, December 9, 2023
BallinaLajmeHajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Shtime, vjedhin para të gatshme...

Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Shtime, vjedhin para të gatshme rreth 15 mijë euro

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu e ka pësuar mbrëmë edhe një familje në fshatin Davidovc të Shtimes, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë dhe kanë vjedhur gjëra me vlerë.

Sinjali mëson se pronari i shtëpisë ka denoncuar rastin në Polici dhe bazuar në dëshminë e tij, hajnat kanë arritur që të vjedhin para të gatshme në vlerë të rreth 15 mijë eurove dhe rreth 1 mijë euro stoli ari.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT