Friday, April 26, 2024
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-CIKLI: KUJTIME NGA GJIROKASTRA !!

Pirro Minella Millona-CIKLI: KUJTIME NGA GJIROKASTRA !!

” Nuk ndjeva aromën e tavave të pjekura në furrën ngjitur me Gjimnazin tone, as zërin gurgullues të “bilbilit” të këngës tradicionale Xhevat Avdallit…!!!”

….Vizita në Gjimnazin tone të dashur “Asim Zeneli” në shoqërinë e matures 69 më ripërtëriu shumë kujtime…

Instiktivisht ktheva kokën dhe mbeta I shtangur. Furra e këngëtaeit “bilbilit” të këndës tradicion ale Xhevat Avdalli ishte rrënuar edhe zëri I tij kishte humbur në honet e kohës.

Sa here shkonim në pushimin e gjatë tek furra e Usta Xhevatit. Avulli, aroma e atyre tavave të gatuara nga duart e nikoqireve gjirokastrite na përpinin.

E mbaj mënd që I thërrisnin “Furra e beut”. Ka oatur histori te hershme, si kurioz kam pyetur atëhere dhe me thane pak a shumë se ka qënë e hapur herët ne fillim të viteve të shekullit 19. Mbase edhe para viteve 1910. Njëherë kam pyetur Xhevat Avdallin për historikun e saj dhe më përmëndi dy furxhi të hershëm. Një furxhi dropullit me sa me kujtohet me emrin Jani, pastaj furxhiu Malo Zera.

Qeshi Xhevati dhe shtoi: “Unë do të punoj der isa të dal në pension”

Sa ishte e sigurtë në duart e Xha Xhevatit, ajo furrë u shërbeu banorëve të lagjes “Palorto…

…Kurse sot furra “Beut” është rënuar. I hoqa sytë me dhëmbje nga ato rrënoja…

Gjirokastra ka patur shumë furra të shpërndara në mëhallat e ndryshme dhe cilëlsoheshin me emrat e të zotërve të tyre.

Si në parade shtrylla kujtesën dhe bëra një renditje të tillë, aty në cepin e oborrit të Gjimnazit “Asim Zeneli”:

Rreth zones së “Pazarit të Gjirokastrës ka patur rreth 8 furra edhe furrat e tjera ishin shpërndarë në lagjet e tjera, ishin 6 furra, ku amvisat gjirokastrite çonin për të pjekur bukë, gjithë llojet e mishrave, apo byreqet me nam gjirokastrite lloje lloje deri në misra.

U interesova kur u ula të pi kafe tek ish-Lulishtja “1 Maj” dhe më thane për fat të keq shumica e furrave të dikurshme pane pushuar së ekzistuari.

Në punë është Furra në Qafën e Pazarit, ku shërbejnë pronarët e vet. Më thane se për shumë vite zjarrin e ka ndezur dhe e ka mbajtur ashtu të “ndezur” Dauti, Daut Baxhella.

Edhe furra poshtë “Radio TV Gjirokastra” fuksionon më thane edhe emrin Artur Lani ku ndihmohet edhe nga I biri, duke ruajtur “ndezur” zjarrin e kësaj furre.

Duke qeshur një nga të “zotët” e lokalit më tha: “Në këtë furrë po të kalosh ndjehet aroma e shijshme e bukës të prodhuar pa maja por me brume të ardhur, ne të moshuarit e kemi pagëzuar bukë “cfungjar”, besoj edhe ti e ke shijuar dikur këtu kur banoje në Gjirokastër.

Dhe biseda rodhi natyrshëm për furrat e tjera. Edhe në mëhallën e “Teqesë” ishte furra e tyre, besoj e ke pare aty pranë “portës së Madhe të Angonatëve”.

Mos të harrojmë edhe furrën e Mamanit që ndodhej tek “Sheshi I Zemanit”

Unë si banor I hershëm I Gjirokastrës mbaj mënd që I thërrisnin furxhiut me emrin Daut, por I thërrisnim edhe Dauti I Cicimakos. Ehhh çfarë të kujtoj më pare aty piqeshin bukët e kulaçi në hi, tava të ndryshme me mish por më shumë edhe pa mish se varej nga gjëndja ekonomike, apo byreqet me qumësht, ose me lakra te egra që I mblidhnin nikoqiret kodrave, lakrorë. Në ditë feste të shënuara edhe bakllavatë me 100 petë të tollura si fletë cigare të holla. Në periudhën e dimritkur kaloje pranë furrës hundët të “çaheshin” pa paçet me kokë por edhe me këmbë. Edhe grurrë e misra I zienin ne “bragaç”

U përmënd bashkëbiseduesi dhe shtoi:

Të mrekullueshme ishin edhe furrat e pjekjes në Cfakë, Manalat, Hazmurat, E hashorvës por most ë harrojme edhe Furra e Vasit po në “Varosh”, apo furra në “Pazar të Vjetër” dhe pak më tutje edhe Furra në lagjen “Pllakë”. Në këtë furrë për shumë vite shërbeu banorëve Halit Xarba, edhe djali I tij pas ndarjes nga jeta e Halitit sherbeu banorëve…

Heshtëm të dy të krellur në menndime. Ashtu në heshtjen time bëra renditjen e furrave të qytetit tim të dashur të Gjirokastrës:

-Furra e Bicit- në lagjen e “Dunavatit të Dytë”.

-Furra e Cfakës-në lagjen “Cfakë”.

-Furra e Angonateve-Në lagjen “Teqe”, në pronësi të fisit Angoni.

-Furra e Esat Drrasës-Furrë në lagjen “Pazar”.

-Furra e Kashaut-Furrë në lagjen “Pazar”.

-Furra Karagjozatëve-Furra në lagjen “Dunavat I Parë” e fisit Karagjozi.

-Furra e Hashorvate-Furra në lagjen “Varosh e fisit Hashorva.

-Furra e Kolës,-Furra në lagjen “Meçite”

-Furra e Manalatit- Furra në lagjen “Manalat I dytë”.

-Furra e Xhulit-Furra në lagjen “Pazar”

-Furra e “Sheshit Kokonave”-Furra në lagjen “Palorto”

-Furra e Putanje-Furra e fisit Puto, ,furrë tepër e vjetër dikur.

-Furra e “Palortosë”-Furra në Sheshin “ Zeman”.

-Furra e “Pllakës”-Furra në lagjen “Pllakë”

…Shpresoj kur të shkoj të paktën për vizitë në përvjertorin e njëqint të themelimit të Gjimnazit tone “Asim Zeneli” të kem mbaruar kketo kronika për qytetin tim Gjirokastrën dhe tja dhuroj bibliotekës së Gjimnazit edhe me kujtimet e tjera, le të jenë gur në mozaikun e bukur Gjirokastër….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT