Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-AJLA

Brixhilda Dede-AJLA

AJLA

Dikur, majës së Olimpit më ngjite.
Kapi yjet me dorë the.
Shpirti do të thajë plogështi ajri,
Zbritur orbitës, plagë shëruar.


Një udhëtar i zakonshëm,
Psherëtimë të hidhur kish lënë pas.
Larguar si shenjt përmes mjergullës,
Mes së kaltërës së zbardhur.


Malet përtej detit rrënkonin,
sëmundje kronike shpirtërash të lënduar në zbrazëtirë.
Ndërsa fryma jote vinte prej jugut, fllad erë.
Përkundur lëkurës së imët në shpatulla,
Thellë kraharorit hyrë.


Me hënën e bardhë në dorë.
Lija gjurmët e fundit rërës në mbrëmjeje.
Qepallat nën ngarkesë mendimesh mbylleshin.
Ndjerë, aromën tënde deri në amshim

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT