Sunday, December 29, 2024
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-KËNGË E HARRUAR

Petro L. Sota-KËNGË E HARRUAR

( poemë )

Një këngë të harruar,
herë- herë,
të shkruaj mua më vjen,
Më ngacmojnë mendimet,
dhe një vrull më rrëmben,
Si këngë kreshnikësh të ngjaj,
por,
dhe si një legjendë,
E fort, e ashpër,
që nëpër kohë shpërthen,
që të shkundin si një erë,
Gojë më gojë të këndohet,
të hyj në ç’do shpirt,
në çdo prag,
dhe në çdo derë.


Ç’është ky shpirt i trazuar, ?
që po më tërheq zvarrë,
Nëpër rrugë të pashkelura,
kërkon të kaloj,
Me barrën e mendimeve ngarkuar,
si një bir të kësaj toke,
si një djalosh myzeqar.
Që këtë tokë,
këtë baltë,
këtë vënd,
kurrë mos ta harroj.


O vëndi im i bukur,
moj e bukura,
Myzeqeja ime,!
Se vetë emri yt,
më kujton burrat dhe gratë myzeqare,
Me stolitë më të bukura,
të veshura,
në ditë festash e në gëzime,
Ato gra të urta,
dhe ata burra të palodhur,
që gratë kur i shihnin,
ishin krenare.


Ata burra,
që digjeshin nga vapa,
dhe tkurreshin nga të ftohtit,
për çdo ditë në ugar,
që mëngjesi atje i gjente,
po ashtu edhe nata,
me buzën,
nga etja të tharë.

Ata burra,
që në shpirt mbetën përherë të rinj,
dhe nëpër dasma,
e digjnin shaminë e beqarit,
Dhe vallen dyshe myzeqare,
mbi sofër e kërcenin si qeflinjë,
Dhe buçiste kënga me oiiii,
shpirtin e copton e ta rrëmben,
kur bënte dasëm çdo çift i ri,
ashtu,
si në të gjithë myzeqenë.
Ata burra,
që derën e shtëpisë,
nuk e mbyllnin kurrë,
Që e ndanin copën e bukës,
me të gjithë fqinjët,
që kishin pranë,
Edhe cigaren e fundit
e të thoshin me gjithë zemër:
-ndize o burrë!
Eh, ai shpirt i butë myzeqar,
në heshtje i nderon,
të gjithë ata,
që për këtë tokë u vranë,


Po ku vajtën ata burra, ?
ku vajtën ato gra, ?
që nuk i shohim më,
Mos vallë janë lënë mënjanë,
të harruar nga disa,?
Që rrinë dhe presin,
tek pragu i derës në errësirë,
me sy të pikëlluar,
Që me pensionin që marrin,
nuk arrijnë dot,
as dritat për të paguar,


Ata që vetëm në ditë festash,
qëndronin në shtëpi,
Nuk kishte të shtuna dhe të diela,
për ata, si gjithnjë,
Ata, që tek rrudhat e ballit,
kur i shohim,
shohim vetëm krenari.


Janë krenarë dhe ecin ballë lartë,
për atë çfarë kanë arritur,
Janë krenarë
për bijtë e tyre,
që të njëjtën rrugë kanë ndjekur
Këtë tokë e butë myzeqare,
më djersë e kanë vaditur,
Dhe me djersë e kanë korrur,
prodhimin kur është pjekur,


Në fytyrat e tyre të rrudhosura,
duket shqetësimi,
Duket shqetësimi për tokën,
për bimën,
që kërkon kujdesin,
ashtu si fëmija nga nëna,
Dhe kur bima e mbjellë rritet,
buzëqeshin si fëmijë nga gëzimi,
Shqetësohen për ugaret,
që thahen,
të papunuara,
në djerrina të lëna.

Myzeqari,
me tokën dhe gruan,
gjithë jetën e tij e ka ndarë,
Dhe gjithmonë është kujdesur,
se të dyja i ka dashuruar,
Për tokën,
ai shumë herë i lodhur,
ka dremitur edhe në ugar,
Ndërsa për gruan në mbrëmje,
me dorën e ashpër,
butësisht e ka ledhatuar


Se dashuria për gruan,
s’ka fjalë për ta shprehur,
Por është ngulur thellë në shpirt
si rrënjët e një druri,
Dhe aroma e gruas,
si aroma e ugarit të pluguar,
e ka dehur,
Ashtu siç mund të dehet,
nga bukuria e gruas,
shpirti i një burri.


Por dashuri të tilla,
s’janë dashuri që harrohen,
kalimtare,
Nuk jam dashuri të vogla,
që si flakë kashte shuhen,
Por janë dashuri,
që nuk harrohen as në varre,
Janë dashuri,
që në shpirt,
dhe përtej vdekjes ruhen.


Disa prej tyre,
përtej kufijve njerzorë kanë shkuar,
Dhe tek i shoh në foto,
me emrat në mermer të skalitur,
Me një buzëqeshje,
që sikur thonë;
-na paskit harruar,
-Por ne jemi këtu
asnjëherë nuk kemi ikur,


Ju o njerëz të mirë,
nuk do të harroheni kurrë,!
Ju kujtojmë shpesh,
që kur ngriheshit në mëngjes,
Do të vraponit në kohë
dhe po të ishit pak të sëmurë,
Ndërsa dielli,
në ugar do tju gjente,
me qerpikët të lagur me vesë.


Por edhe mbrëmja gjithashtu
do t’ju gjente në ugar,
Të lodhur do të ktheheshit
pa u ankuar për asgjë,
Dhe dikush mengadalë,
një këngë malli do t’ja marr,
Ndërsa dikush tjetër,
do e mbaj me një gjysëm zë.


Eh, një mall e bluan
atë shpirt të shkretë,
Që dhe zëri kur del,
psherëtimën përpara do e marr,
Eh, sa dashuri të djegura,
thellë nëpër shpirtra kanë mbet,
Si gjethe vjeshte janë këputur,
të trishtuara janë ndarë.


Ka qenë i lidhur me tokën myzeqari,
se ka braktisur atë asnjëherë,
Se ja njeh të fshehtat e saj,
dhe të mirat që ajo i ka sjellë,
Me dorën e tij të ashpër,
e ka përkëdhelur në pranverë,
Kur farën me dashuri dhe shpresë,
tek ajo e ka mbjellë,


Me fushat e saj pjellore,
krenohet myzeqeja vet,
Dielli që në mëngjes,
i përgëzon me rrezet që lëshon aty,
Një bukuri e rrallë nga kodrat,
kur vështrimi shkon deri në bregdet,
Por,
me këtë magji,
nuk ngopesh kur i sheh me sy.


Me kodrat e buta,
që zbresin lehtë deri në fushë,
Me ullinjtë dhe agrumet,
që mbushen çdo vit palë, palë.
Por më shumë shpirtin,
një gjë tjetër ta mbush,
Me tokën e butë,
dhe të shkrifët si një bukëvalë.


Janë vepra këto të krijuara
nga duart më fisnike,
për brezat që do vinin,
Janë vite të tëra me shumë mundim,
dhe djersë që janë krijuar,
Ato duar me kallo,
që asnjëherë të qeta nuk rrinin,
Ato duar që ndoshta tani,
disa i kanë harruar.


Myzeqeja ime,
me njerëzit e palodhur e paqësor,
Nuk arrij dot,
që ti them të gjitha,
ato që kisha ndërmend,
Se ti po ndryshon çdo ditë,
ti po dryshon për çdo orë,


Vargjet e mija,
mund të jenë si një parmendë,
por do të doja të ishin,
si plugje në traktor.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT