Kapa gjarprin
(Vazhdimi)
ABUZIMI [Tregim]
Gjatë një bisede me shoqen time të ngushtë në Greqi, përveç atyre të përditshmeve që kishim për të thënë duke pirë kafenë e mbasdites, më mbeti në mendje një tregim i saj.
I bëra një pyetje për një komshien e saj që jetonte në një apartament [pallatë] me të, se si ishte dhe si e kish bebin e saj të porsalindur, kur ndërkohë isha edhe unë në pritje të djalit tim të dytë në muajin e fundit të shtatzanisë sime.
”Kurjoziteti i shumtë thonë se të mëson shumë gjëra”,[shprehje e popullit kjo], dhe ndërsa prisja një përgjigje pozitive prej saj, u shtanga, pasi reagimi i fytyrës së saj më habiti.
M’u përgjigj sikur të qe në hall, sikur nuk i pëlqeu pyetja, por ma priti me një rrëfim të shpejtë.
– Ah, jo mirë, jo mirë; – më tha!
Po pse ? -E pyes unë!
Çfarë ka ndodhur?
– I shoqi i saj e la vetëm dhe iku për në Shqipëri përgjithmonë, si pasojë e asaj, që ajo nuk ish treguar e sinqertë me të.
E sinqertë?! – E pyeta unë përsëri.
Ku qëndron problemi?… ,pasi ajo ish shumë e dashuruar me të, edhe ai e deshte aq sa e rrëmbeu…, dhe tani që bërën dhe fëmijën…, krim,krim…!
Dhe deri sa prisja të mbaronte së thëni arsyen; – Më thotë!
Po mirë moj Teuta, nuk mjafton vetëm dashuria, por edhe sinqeriteti në një marëdhënje apo lidhje martese.
Dhe kjo ishte e gjitha, pasi ajo nuk i kish thënë se ishte dorë e zezë, pasi dhe qe shume e bukur dhe dukej e bardhë, por kjo u vërtetua vetëm me lindjen e djalit të tyre…
Vazhdon…