Thursday, March 28, 2024
BallinaVitrina e libritMentor Thaqi-SHQIPTARINË KAM FE T´ATDHEUT

Mentor Thaqi-SHQIPTARINË KAM FE T´ATDHEUT

SHQIPTARINË KAM FE T´ATDHEUT

Këtu isha more, e këtu jam,
mot pas moti me stuhi,
me hije veten matur e kam,
n´ecje dhe n´qëndrim, Njeri!


Ernave iu kam dalë me gjoks,
ballë përballë vertikal!
Rri vetvetja mos u përdhos!
I kam thënë veti me fjalë!


Rri vetvetja në vlerat tuaja,
n´rrâjë e n´skâjë, ngulitun n´tokë,
je askushi n´rrâjë të huaja,
tretja gjithmonë fillon në kokë!


Mos u bën pare kusuri,
me të marrë çdokush në dorë,
se gjallnim bën edhe uri,
por vetë misioni e bën të gjorë!


Dhe po dal hapur me rrebelim
ndaj atyre që m´urrejnë rrâjtë,
bashk me Tokën, iu jepim mallkim:
Në tret´Dhè e çofshin djajtë!


Jam shqiptar more, jam shqiptar,
nga gjak Gjergji-Skënderbeut,
Shqipen e Shèjtë n´Flamur Kombëtar,
Shqiptarinë e kam Fè të Atdhèut!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT