Friday, April 19, 2024
BallinaVitrina e libritSylejman Qyqalla-NA FALNI (Meditim)

Sylejman Qyqalla-NA FALNI (Meditim)

NA FALNI

(Meditim)

Na fal,Shqipëri,që të hëngrëm për së gjalli
e në emrin tënd mbushim xhepa e të gënjejmë!
Na fal Gjergj e na fal dhe ti o Adem Jashari,
që kot me plot gojën dhe për ju asgjë s’ndjejmë!


Na falni,o dëshmorë,që nëpër festa ju vëmë kurorë
e tallemi dhe aspak s’i vumë në jetë tuajat,amanetet!
Na falni,që ne vetë jua nxijmë dhe dheun me dorë…
gjakun e bëmë ujë e kurrizin shtrijmë me “peqe-lepet”!


Na falni,që bota sot çuditet e qeshet fort me ne
(Asgjë,or,përveç këngës së zymtë s’na mbeti!)!
Si të huaj pa mëshirë,të hamë,o i shkreti ynë Atdhe…
me “Merr dhe ti një copë,se s’bëhet qameti!”


Na falni,o heronj,që në emrin tuaj bëjmë pishina, pallate
e tallemi me shekujt,me ju që bëtë të bukurin,betimin!
Na falni për fëmijët tuaj të pangrënë,këmbët tuaja sakate,
Na falni dhe ju,o varre që qani,e thell na futni trishtimin!


Na falni……na falni…që jemi e pacipë një racë
e të shtrembren,si spektator duartrokasim!
Na falni,që hamë çdo gjë,e barkun bëmë kacë…
cinikë:”Jam pellazg…ilir…”-deri në qiell bërtasim!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT