Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritTaena Mata-Ti vjen

Taena Mata-Ti vjen

Ti vjen shpesh në mendimet e mia,
Sikur ma lexon dëshirën, që unë të fshehur e mbaj,
Më afrohesh dalngadalë në majë të gishtave
Dhe ndalesh pas shpinës sime,
ndalesh …
e nuk më thua asnjë fjalë.


Pastaj, ti luan me flokët e mia,
Më prek butë-butë me gishtat e tu
deri në rrënqethje,
Dhe unë pres, pres unë e duruar,
Paskëtaj;
se çfarë gjëje do t’më falësh tjetër.


Më kthen nga vetja dhe shoh dy sytë xixa,
Dy yj’ qielli të ethshëm në kërkesë,
Buzë që djegin e mollëza të kërcyera
të ndezura,
ndërsa unë pres…E duruar pres


Dhe si magjistar, lule margarite nga gishtat nxjerr,
Me kujdes mbi flokët m’i thur kurorë,
Dhe më thua gjith’ gaz e shend e verë
Ti je e imja, e imja luleborë
Ndërsa unë pres, e duruar pres
Dhe në heshtje buzëqesh…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT