Saturday, April 20, 2024
BallinaVitrina e libritBedri Halimi-NUK MUNDEM MOS ME TË PASË

Bedri Halimi-NUK MUNDEM MOS ME TË PASË

NUK MUNDEM MOS ME TË PASË

Nuk mundem mos me të pasë
Sa shumë kam dashtë me mbërri te ti
Je pranverë e ditëve të mia
Trëndafil i pafjetur


Qysh kur të kam njohur
Takim shpirtërash bëra
Me pasion njerëzor
Si perlë e ngulur në zemër


Me ty janë edhe të djeshmet
Që më flasin
Për ledhatimet e nesërme
Kur shpirti i dashuruar jeton


Me këngën e hënës
Këputesh në duart e mia
Në ëndërr dashurie
Nuk do të doja t’i harroja
As netët që nuk kthehen


Të pata thënë
Jam i etur për dhembshuri
Edhe kur dashuria është e tërbuar
Unë e ti
I buzëqeshim
Hyjnores në dashuri

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT