Saturday, July 27, 2024
BallinaSportNapoli shfaq interesim për Zhegrovën

Napoli shfaq interesim për Zhegrovën

Anësori i Kosovës, Edon Zhegrova mund të luajë përkrahë Amir Rrahmanit.

Sipas raportimit të ‘Corriere dello Sport’, Napoli ka hyrë në garë për të marrë shërbimet e Zhegrovës, transmeton lajmi.net.

Siç detajon e përditshmja italiane, anësori i Lille mund të jetë bashkëlojtarë me bashkëkombësin e tij, Amir Rrahmanin.

Largimi i mundshëm i Hirving Lozano pritet të afrojë kosovarin në ‘Diego Armando Maradona’.

Gjithnjë sipas të përditshmes italiane marrëveshja pritet të finalizohet për shumën e 10 milionë eurove.

Mbetet të shihet nëse do ketë një bashkim të dyshes Rrahmani – Zhegrova në Serie A./Lajmi.net/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT