Friday, June 2, 2023
BallinaVitrina e libritPranvera Gjoni-SHKREPTIMA SINORËSH

Pranvera Gjoni-SHKREPTIMA SINORËSH

SHKREPTIMA SINORËSH

Vikama e thyeme
përtej shpirtit,
çau retinën e hijes
që ish ngjitë
lëkurës s’trungut…


Avullojnë qelqit të fjalës
vegime lashtësie,
e dordolecë me huqe
vargonjësh-lidhun,
shterojnë pikturat
shkarravitun jargësh
naltsisë tyne prej asgjaje…


Vikamë vorresh
skajit të ândrrave dritnore,
vajtojnë terrin
diademës së shtirun
guralecëve të epun,
në thurjen e huazimeve
humanitare të vreshtave t’unit…


E preludi i ernave
prej fijesh që dirigjojnë
ehot në ardhje,
ndalet lindjes së perëndimit
e përqafohet me sytë e harruem,
dhimbjes n’eshtna
ku âsht’ ngritë
skulptura prej fryme…


Vikama harkohet buzës së lotit,
e në shtatin e thirrorëve
kafshon malet e predikueme…
Kunorës së gurit, derdhen lutje uji!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT