Tuesday, April 16, 2024
BallinaVitrina e libritArif Molliqi-PO NA THONË JETONI NË LIRI E LIRI NUK ËSHTË KJO

Arif Molliqi-PO NA THONË JETONI NË LIRI E LIRI NUK ËSHTË KJO

PO NA THONË JETONI NË LIRI E LIRI NUK ËSHTË KJO

Gjithë jetën një ujk avdall
na bie n´torishtë tinëz

na i ha delet
na e kafshon çobanin

derisa na ha
në mendojmë se jemi n´ëndërr
si në legjendat ballkanike

kur ujkun dhe delet
i detyrojnë të jetojnë sëbashku

kafsha grabitqare nuk zbutet
në torishtë më qengjin

në Evropën e plakur
janë rinuar prostitutat

na thonë jetoni në liri
e liri nuk është kjo…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT