Tuesday, March 19, 2024
BallinaSportReali shqetësohet për Benzemën pas ofertës marramendëse nga Arabia Saudite

Reali shqetësohet për Benzemën pas ofertës marramendëse nga Arabia Saudite

Drejtuesit e Real Madridit janë të shqetësuar që sulmuesi Karim Benzema është tunduar nga një ofertë nga Arabia Saudite.

Benzema ende nuk ka nënshkruar një propozim të ri për kontratë për 12 muaj të tjerë dhe drejtuesit e Real Madridit janë të shqetësuar për vonesat.

Sipas gazetës Marca, Al Ittihad i ka ofruar Benzemas një kontratë dyvjeçare me vlerë 200 milionë euro në total dhe kjo ka ndikuar.

Brenda klubit mbretëror është kuptuar se koka e Benzemas është kthyer nga oferta mahnitëse e klubit saudit.

Kështu, Los Blancos po tentojnë ta bindin francezin të nënshkruaj kontratë të re, para se të bindet për një transferim në Arabi.

Këtë sezon, pavarësisht lëndimeve, Benzema ka shënuar 30 gola në të gjitha garat dhe ka qenë golashënuesit kryesor e ekipit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT