PO SHKOJ
Po shkoj me hënën muzgut të vonë që merr frymë thellë
andej nga zbehen ëndrrat,
andej nga plaken fjalët
e ku kujtimet thinjen në heshtje…
Po shkoj si një dallëndyshe me trishtimin mbi pendë
e në sy shkëlqimin e humbur të vjeshtave
gërmadhave që memoriet mbartin të gjalla
që dimri mbulon me borë kaherë.
Po shkoj nënkateve të shpirtit
larg reflektimeve me rreze të rrema
larg nga fantazmat që ngrejnë kështjella
të rrëmoj mes rrëmujës time
e të vesh sërish një buzëqeshje…