Friday, May 24, 2024
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-MALL

Brixhilda Dede-MALL

MALL

Prushi i mallit tënd,
zgjon trokitje hapash vigane,
Gulçuar rrugica të ngushta arteriesh, thellë depërton.
Aroma jote përcillet në imazhin e shndritur femëror, ëmbëlsisht ëngjëllor.


Hija zgjatet kilometrash, mbështjellë mirazhin e çastit intim.
Mbrëmja, savanës vjen me trokëllim kuajsh,
Si dashuri të largëta pa rikthim.


Gjurmët, përplasen kraharorit, dallgë detesh, deri amshim.


Dhe nuk di më, nuk di, ..
Të jetosh një burg shpirti pa liri!
Apo,
Një jetë pa dashuri!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT