VALLË KU PO FLE DREQI?!…
Të hënën,
Të marten,
Çdo ditë në Drenicë,
Hapur bisedohet
Për ty Mitrovicë.
A do vijmë
Një ditë,
Ditë më përtej Ibrit,
Të lirë t’i shfletojmë
Fragmentet e librit.
Tregime
A drama,
Nuk ka rëndësi,
Mjafton të ndërthuret
Kjo me histori.
E t’ia themi botës
Kush ishim, kush jemi,
Kush po na bën hile
Dhe ku po fle dreqi!
Andej asaj ure
A mos diku tjetër,
Apo pak më tepër
Në Evropë të vjetër.