Monday, December 16, 2024
BallinaLajmeBurgim të përjetshëm për kosovaren, e përvëloi vajzën dhe s’e dërgoi te...

Burgim të përjetshëm për kosovaren, e përvëloi vajzën dhe s’e dërgoi te mjeku – I vdiq pas 12 ditësh

Një grua nga Kosova është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani.

Kështu mori vendim Gjykata e Qarkut në Verden.

25-vjeçarja, në gushtin e vitit të kaluar e kishte larë vajzën e saj me ujë shumë të nxehtë sa ajo pësoi djegie me rrezik për jetën.

Gruaja s’e kishte dërguar të bijën fare te mjeku, shkaku se nuk kishte sigurim shëndetësor.

Kosovarja kishte frikë se nuk do të mund t’i përballonte shpenzimet, shkruajnë mediat gjermane përcjell Klankosova.tv

Sipas gjykatës, ajo e kishte trajtuar fëmijën krejt në mënyrë joadekuate.

Gruaja e kishte lyer me krem dhe e kishte fashuar katërvjeçaren.

Vajza vdiq 12 ditë pasi ishte përvëluar.

E pandehura gjatë gjykimit tha se e ka kuptuar shumë vonë që uji ishte shumë i nxehtë.

Gruaja ka pretenduar se plagët janë shkaktuar nga vet vajza.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT