Një 29-vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje në një objekt banesor në Ferizaj, sot rreth orës 13:00 në rrugën “Emin Duraku”, shkruan Gazeta Metro.
Lajmin për Gazetën Metro e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ju njoftojme se rreth 13:00 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj në një objekt banesor në ndërtim e sipër , një person ,mashkull i moshës rreth 29 vjeçar, dyshohet se ka bërë vetvrasje.Mjekët nga Qendra Emeregjnte e Ferizajt, në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e ti”, ka thënë Veseli.
Tutje ai ka shtuar se ekipe të policisë rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion