POLITIKAT E EGRA SHTAZORE
Shqiptarë emrin s’na e thonë kotë,
vendin e parë e kërkojmë me forcë,
e po s’na eci me lajka e lotë,
mikut dhe motres i bajmë komplotë.
Pastaj çirren thërrasin broharasin…
Ja mbreti, mbretëresha që komandonë.
Harrojnë të shkretët kot ulërasin,
se leku shet e blen më të famshit gjithmonë.
I thjeshti e hedh vallen dhe për një cop bukë,
Fama nuk fletë, as s’kërcen pa lekë.
Ndaj mblidhe mendjen njeri i shkretë,
mos prano me u vu si delet në rreshtë.
Kur thjeshtësia të mungon shitesh e blihesh fort e tepron,
mos e mbajë veten për poete/ë,
se muza nuk rrjedhë kur i hedhin lekë.
Shqiptarë emrin s’na e thonë kotë,
ma t’mirin e ulin nga xhelozia,
jemi shitë e blerë sa ka egzistu njerëzia,
prandaj është copëtuar keq Shqiptaria.
Shahen, ndahen komandantët formojnë çetë,
i përkambur ngelet njeriu i shkretë.
Hahen si ujkonjat politikat e egra shtazore,
në gojë të ujkut hidhen delet e buta njerëzore.