Thursday, June 13, 2024
BallinaLajmeKandidatura e Kosovës për Lojërat Mesdhetare, Serbia dështon ta heqë nga agjenda

Kandidatura e Kosovës për Lojërat Mesdhetare, Serbia dështon ta heqë nga agjenda

Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, në Heraklion të Greqisë, ka mbajtur një mbledhje për caktimin e vendit që do të organizojë këtë garë për vitin 2030.

Në njërën nga pikat e rendit të ditës është kandidatura e Kosovës “Prishtina 2030”.

Por, në këtë mbledhje pati tendencë nga Serbia që diskutimi për Kosovën të hiqet nga rendi i ditës. Përfaqësuesi i Komitetit Olimpik të Serbisë ka kërkuar që rendi i ditës të ndryshohet dhe të hiqet kandidatura e Kosovës, por kjo kërkesë është refuzuar me faktin se e njëjta duhet bërë më herët, e jo 5 minuta para nisjes së diskutimit, raporton Klankosova.tv.

Drejtuesit e mbledhjes kanë thënë se rendi i ditës është aprovuar, dhe s’ka ndryshim.

Pjesë e delegacionit të Kosovës ishte edhe kryeministri Albin Kurti me disa prej vartësve të tij, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kurti, në fjalën e tij, fillimisht ngushëlloi nikoqirët për viktimat nga vërshimet që goditën pjesë të ndryshme të Greqisë.

Tutje, ai dha statistika për Kosovën, të cilën e quajti “vend të sportit”.

“Sportin e kemi në ADN”, deklaroi Kurti.

“Betohemi se do të investojmë në infrastrukturë sa më moderne për mikpritje”, tha kryeministri në fjalimin e tij që synonte të bindte pjesëmarrësit që t’ia besonin Kosovës organizimin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT