Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030.
Rama theksoi se kjo është një fitore e madhe për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar, njofton Klankosova.tv.
“Lajm historik! Prishtina shpallet Organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030!”, shkroi Rama.
{“Lojërat Mesdhetare – Prishtina 2030 janë arritje e madhe për Prishtinën, fitore e madhe për Kosovën dhe Festival i madh sportiv për mbarë kombin shqiptar”.