Saturday, July 27, 2024
BallinaTurizmiFishta e Lezhës, fshati me 100 mijë turistë në vit! Altin Prenga:...

Fishta e Lezhës, fshati me 100 mijë turistë në vit! Altin Prenga: Kemi krijuar turizëm me identitet

Me 100 mijë vizitorë në vit, Fishta e Lezhës është sot fshati më i frekuentuar në vend. Aty është zhvilluar me sukses agro-turizmi dhe kërkesat mbeten të larta, sidomos nga të huaj edhe gjatë stinës së vjeshtës

Fishta është kthyer në një destinacion turistik mjaft të pëlqyer në çdo stinë të vitit.  15 km larg qytetit të Lezhës, në zemër të Zadrimës, ky fshat piktoresk tërheq mijëra turistë. Vendi ku ka lindur “Homeri i letrave shqip”, At Gjergj Fishta ofron histori, traditë dhe bukuri të pamatë natyrore.

Njerëzit janë të mrekullueshëm, vendi i mrekullueshëm. Unë jam nga Teksasi dhe po më kujton shumë vendin tim. Unë vi për herë të parë, por ja vlen shumë ta vizitosh këtë zonë. Sigurisht unë do ju sugjeroja dhe miqve të mi që të vinë këtu”, u shpreh një turiste.

Fshati Fishtë është një mrekulli. Është shumë i bukur dhe mbi të gjitha ka njerëz bujar dhe mikpritës. Ushqimet këtu janë shumë të shijshme që s’mund të gjesh askund tjetër, ndaj dhe unë kam ardhur bashkë me shumë miq të mi. Këtu ja vlen të kalosh disa ditë relaksi”, tha një tjetër turist. 

Numri gjithnjë në rritje i vizitoreve ka nxitur vendasit që të hapin rishtazi bujtina, shtëpi druri dhe restorante tradicionale. Turizmi me identitet duke prezantuar zonën me gjithçka ofron, e ka kthyer Fishten në atraksion thotë Altin Prenga, i Mrizit të Zanave.

Referuar të dhënave fshati Fishtë në Lezhë vizitohet çdo vit nga më shumë se 100 mijë turistë, ndërsa numri po vjen gjithnjë në rritje kjo dhe falë përmirësimit të infrastrukturës rrugore.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT