Milani është kthyer te fitorja, pasi mposhti Hellas Veronën, me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.
Golin e vetëm për kuqezinjtë e realizoi Rafael Leao, në minutën e 8’ të takimit.
Kaq kishte nga pjesa e parë, pasi më gola nuk kishte.
Edhe pjesa e parë ishte përsëritje e asaj të parës, pasi më nuk pati gola dhe në fund triumfoi Milani me golin e Leaos.
Milani pas fitores kalon në vendin e dytë me 12 pikë, pas pesë ndeshjeve, me pikë të njëjta me Interin që është në pozitë të parë, por me një takim më pak të zhvilluar.