Monday, December 11, 2023
BallinaVitrina e libritKastriot Malo -Jetonin të përgjuar

Kastriot Malo -Jetonin të përgjuar

Jetonin të përgjuar

Ata ishin njësoj si të gjithë,
Por, njerëz që duhet të flinin zgjuar,
Një damkë u vihej që nga lindja
Do jetonin ashtu të përgjuar.

Poshtë disa sarajesh jetonin,
Me shtepitë e thjeshta me gurë
Shkonin, vinin me kokën e ulur,
Ashtu si një buzë e paqeshur kurrë.

Kujdes më thanë;- Nuk janë tanët,
Mos u fut thellë, se këmbët të mbesin,
Shtërgou rripin, sa të jetë e mundur,
Mos u jep as dorën kur të vdesin!

Ata ishin njerez si gjithë të tjeret,
Por të vrarë në shpirt të vrarë në sedër,
Me zërin e ulët diç bisedonin,
Unë të sillesha egër s’kisha zemër.

Kujdes! më thirren ca zyrtarë,
Je shumë i butë me armikun,
Nëse ti nuk i shtyp me këmbë,
Mbi ty do ta kthejme kamxhikun.

Më besoni me shpirt ju thashë,
S’mund të shtyp njerëz, jetën tu bëj natë,
Ata kanale hapin me çizme llastiku,
Dhe për darkë e hanë bukën thatë.

Mbi mua fshikëlluan kamzhikët,
Si korrentet që bie asaj gryke era,
Më ngjitën aq shumë epitete,
Pa dinjitet për sistemin, e të tjera, e të tjera.

Dëgjova tek flasin disa miq të mi,
Më kujtohet, si vegël qorre nuk shërbeu,
Një qytezë e tërë në një faqe kodre,
Përgjohesh për motivin e një beu.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT