Sunday, December 1, 2024
BallinaKulturëArtMural për Jasir Asanin në Shkup, ja ç’është pikturuar në fshatin e...

Mural për Jasir Asanin në Shkup, ja ç’është pikturuar në fshatin e tij të origjinës

Ethet e kualifikimit të Kombëtares së Shqipërisë në Europian po ndjehen ende në Maqedoninë e Veriut, vendi nga vijnë tre prej futbollistëve më kryesorë të ekipit shqiptar. Golat që çuan Shqipërinë në Evropian të Jasir Asanit, janë pikturuar në muralin e shkollës fillore të fshatit Batnicë të Shkupit, aty ku Jasiri kreu shkollimin bazë.

“Jasiri ka shënuar golat nga distanca më të  largëta, por atë përse e kam bërë edhe stadiumin kështu të duket i vogël është sepse edhe sikur të jetë shumë më larg se sa ai ka shënuar golat e tij, ai sërish do ta gjej rrjetën sado qoftë e vogël për të dhënë gola të tjerë për kombëtaren”, është shprehur artisti Naim Jahja.

Artisti Naim Jahja ka dashuri të veçantë për këtë vepër të realizuar që u promovua me ceremoni dhe këngëve e valleve në kuadër të festave të nëntorit.

Shpresoj që në të ardhmen të gjithë fëmijët e këtij fshati që kanë dhunti të ndryshme, të vazhdojnë dhe të korrin suksese duke marrë shembull edhe Jasir Asanin i cili nuk u dorëzua asnjëherë për të arritur këtu ku është sot”, tha më tej Jahja.

Drejtori i kësaj shkolle fillore, Regaip Mustafa, kujton ditët e fëmijërisë së Jasir Asanit, duke kujtuar ëndërn e kahershme të tij për të qënë futbollist i kombëtares shqiptare.

“Ai vazhdimisht ishte me top në dorë. Luante në fushën e sportit, prej orëve të mëngjesi deri në orët e darkës. Ishte më simpatiku i fshatit, mirëpo kohën e fundit nuk na bëri krenar vetëm neve por gjithë popullin shqiptar…Është interesante se ai më shumë zemrën e ka patur në anën e kombit tonë shqiptar. Gjithmonë thoshte se unë do të shkoj dhe do të luaj për Shqipërinë. Ishte një tip i veçantë, kur thoshte se sot do të shënoj gol me atë të majtën e tij precize që na bëri krenar të gjithëve”, është shprehur Mustafa.

Jasir Asani zgjodhi kombëtaren shqiptare edhe pse më herët luajti për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në grupmoshat e reja. Shkëlqimi i tij me ngjyrat kuq e zi erdhi me trajnerin e ri të kombëtares, Sylvinho, i cili i besoi Asanit që prej fillimi. Përveç shkupjanit Jasir Asani, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut përfaqësohen në ekipin kombëtar edhe me Taulant Seferin nga Kumanova dhe Nedim Bajramin nga Tetova.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT