Saturday, September 7, 2024
BallinaLajmeParashikimi i motit për Kosovë e Shqipëri

Parashikimi i motit për Kosovë e Shqipëri

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), mbi vendin tonë do të mbajë i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, njofton IHMK.

Edhe në Shqipëri, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në pjesën e parë të ditës, pasdite reshje bore në jug. Era do të fryjë me drejtim veri (N) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Temperaturat minimale – 8 në ale deri 11 gradë Celsius në Zonat bregdetare.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë ka treguar se të gjitha rrugët e Kosovës që çojnë nëpër pikat kufitare janë të kalueshme, përveç asaj në Kullë ku duhet të kenë zinxhirë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT