Friday, October 18, 2024
BallinaSportPrishtina fiton në derbi ndaj Dritës, Feronikeli thellon krizën e Lirisë

Prishtina fiton në derbi ndaj Dritës, Feronikeli thellon krizën e Lirisë

Prishtina fiton në derbi ndaj Dritës, Feronikeli thellon krizën e Lirisë

Prishtina ka shënuar fitore në derbin e javës së 15-të në Albi Mall Superligë. Bardhekaltrit e kryeqytetit, të hënën, e kanë mposhtur Dritën, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, me rezultat 1:0.

Golin e fitores për Prishtinën e shënoi Jalen Blesa, në minutën e 74-t me gjuajtje nga penalltia. Ndërkohë, fitore ka shënuar edhe Feronikeli 74 që e ka mposhtur Lirinë, me rezultat 2:1. Alban Shillova zhbllokoi shifrat në minutën e 48-të. Prizrenasit barazuan rezultatin  me golin e Ardit Topalajt, në minutën e 62-të. Megjithatë, tri pikë për skuadrën nga Drenasi i siguroi Fiton Hajdari, me golin e realizuar në minutën e 87-të.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT