Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritMentor Thaqi-NÂNDOR ARBNOR

Mentor Thaqi-NÂNDOR ARBNOR

Shqipni,
jâm tue u munue me gjetë fjalë t´duhne
për nji urim,
për nji bekim


T´tanë atë fjaluer g´juhe
me mija e mija fjalë e ligjërime
para veti nxjerrë e shtrue shfletue e kâm
krejt esull
tue i përbirue p´mes zemre
po ncëk se ncëk ato má t´dishruemet,
ncëk se ncëk ato má t´shpirtnuemet,
e ncëk se ncëk ato má t´bekuemet,
se zemra shumë don
e mènja s´e përthekon


Oj Toka e Èmnit tèm,
e mushne me Lisa e Plisa,
e mjellne me kreshnikë, për sall nji t´korrne, Liri
për sall nji t´vjelne, Mvetësi
për sall nji t´shkun´ne, mvarësi
për t´mjellne t´reja, shtetmbarësi


E qysh me ia bâ vesit
që ka i´herë po na ngjitet si zgjeba,
po e pves veten, gati tânë jeten
Èpja shkèlmin e mrámë
anèj kah fryen era e dreqit
se nuk t´duhet e dhanuna e t´keqit


Shqypni,
m´ardhtë dita me t´i njehë sall t´mirat,
me nji t´márë t´madhe:
Gjallnim n´rrâjë tua, pa marrë kun n´thua!
Ashtu kjoftë!
Èmni t´u bekoftë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT