Friday, October 18, 2024
BallinaLajmeGazetari shqiptar tregon se cilën vrasje në Shqipëri e ka urdhëruar Gëzim...

Gazetari shqiptar tregon se cilën vrasje në Shqipëri e ka urdhëruar Gëzim Çela që u arrestua sot në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar sot të shumëkërkuarin për trafikim me narkotikë, Gëzim Çela. Ai mendohet si një nga personat më me ndikim në trafikun e narkotikëve jo vetëm brenda Shqipërisë. Çela, siç ka njoftuar policia është arrestuar në një fshat të Ferizajit.

Çela kishte qenë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa policia ka bërë të ditur se në momentin e arrestimit Çela po shoqërohej nga dy femra shtetase të Shqipërisë dhe një mashkull nga Kosova.

Dy muaj më parë, gazetari hulumtues Ferdinand Dervishi kishte deklaruar se Çela kishte porositur vrasjen e bankierit Artan Santo, që njëkohësisht përbën një nga vrasjet më të mistershme dhe më tronditëse në Shqipëri.

Sipas gazetarit, shkak është bërë kapja e një ngarkese të madhe me kokainë për të cilën trafikanti nga Fushë Kruja i kërkuar tashmë dhe nga SPAK, kishte lënë 2 milionë dollarë garanci në bankën e Santos.

“U kap droga në Mal të Zi, ky (Gëzim Çela) u kthente kolumbianëve 2 milionë eurot e garancisë, që e paguante ky. Në këtë periudhë, meqë DEA këmbënguli, ai kolumbiani që erdhi për të marrë lekët u arrestua në Rinas. Kolumbianët vetë pësuan një humbje të dyfishtë, humbën sasinë e drogës, 250 kg, humbën dhe këtë garancinë bankare sepse kolumbiani u kap.

Në këtë moment, është goditur, prej këtij njeriu, dhe kjo ka qenë pista kryesore e policisë, është goditur një bankier në qendër të Tiranës. Që tu thoshte kolumbianëve që ‘nuk ua kam bërë unë puçin, nuk janë fajet e mia. Ja çfarë bëra’. Prandaj ky njeri quhet baron i drogës.

Dhe në atë kohë, që të vërtetohet kjo çfarë them, ministri Tahiri ka dalë dhe ka thënë publikisht, e kam ruajtur dhe videon sepse kisha merak, ka thënë: “Ishte një vrasje që duhet të dëgjohej larg.” Pra në Kolumbi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT